Von der Leyen sot në Kosovë/ Pritet takimi me Kryeministrin Kurtin dhe Presidenten Osmanin, zbardhet axhenda

Von der Leyen sot në Kosovë/ Pritet takimi me Kryeministrin Kurtin dhe Presidenten Osmanin, zbardhet axhenda

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të vizitojë ditën e sotme Kosovën. Von der Leyen pritet të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Në njoftimin e Presidencës së Kosovës është bërë me dije se takimi mes Osmanit dhe Von der Leyen do të zhvillohet në orën 13:00. Vizita e presidentes së KE-së në Kosovë, vjen në kuadër të turit të saj të takimeve në Ballkanin Perëndimor. Dy ditë më parë Von der Leyen ishte në Tiranë ku mori pjesë edhe në ditën e parë të Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.