Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Altin Dumani: “Prokurorët e SPAK duhet të kenë të drejtë rikandidimi. Me 2028 mbaron mandati 11 prokurorëve”
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, doli para Komisionit të Ligjeve në Kuvend me një deklaratë të fortë: ai nuk do të rikandidojë pas përfundimit të mandatit të tij 9-vjeçar. Por më e rëndësishme se vendimi personal, ishte mesazhi institucional që ai përcolli — një paralajmërim për boshllëkun që mund të godasë vetë strukturën në vitin 2028, kur 11 prokurorëve të SPAK-ut u përfundon mandati brenda të njëjtit vit. Kushdo nga prokurorët e SPAK duhet të kenë të drejtë rikandidimi, ndaj parlamenti duhet të ndërhyjë për të ndryshuar ligjin përkatës. Në dhjetor 2025 Altin Dumani i liron vendin një emri tjetër si drejtues i SPAK, por epoka “DUMANI” do mbetet në histori si epoka e ndëshkimit të...