Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Naftëtarët e ‘Bankers Petroleum’ në protestë, 10 punëtorë hyjnë në grevë urie
Afro 200 naftëtarë që punojnë në kompaninë naftënxjerrëse “Bankers Petroleum” në fushën e Marinzës janë ngritur në protestë këtë mëngjes. Kryetari i Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve, Dritan Shaho, ka deklaruar se protesta vjen pas një sërë kërkesash të përsëritura nga punëtorët, të cilat nuk janë marrë parasysh nga drejtuesit e kompanisë. “Sot, në orën 10:00, një grup prej 10 naftëtarësh ka hyrë në grevë urie në zyrat e sindikatës në Marinzë. Nga nesër, në grevë mund të hyjë çdo naftëtar, ndërsa puna në grupet e naftës do të pezullohet”, – tha Shaho. Greva dhe protesta kanë nisur që në orën 07:30 të mëngjesit, para zyrave të kompanisë në Marinzë. Tre muaj më parë, Prokuroria e Fierit nisi hetime për skandalin financiar të kompanisë Bankers, ku...