“Ilaçi numër një për diabetin tip 2”/ Trajtimi dhe parandalimi i duhur, flet mjeku: Ja faktorët që e luftojnë sëmundjen

“Ilaçi numër një për diabetin tip 2”/ Trajtimi dhe parandalimi i duhur, flet mjeku: Ja faktorët që e luftojnë sëmundjen

Në një intervistë televizive, mjeku endokrinolog Sulejman Budo ka theksuar rëndësinë jetike të aktivitetit fizik në trajtimin dhe parandalimin e diabetit të tipit 2. Ai u shpreh qartë se mjekimi i parë dhe më i rëndësishëm nuk janë medikamentet, por lëvizja. “Aktiviteti fizik është mjekimi numër një për diabetin tip 2,” deklaroi Budo. “Të gjithëve u shkon mendja te medikamentet, por jo, është aktiviteti fizik. E dyta është ushqyerja e shëndetshme, të tretat janë medikamentet.” Sipas endokrinologut, aktiviteti fizik ndihmon në rritjen e ndjeshmërisë së muskujve ndaj insulinës, duke përmirësuar ndjeshëm përthithjen e glukozës në qeliza. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për pacientët me diabet tip 2, të cilët shpesh përballen me një mungesë të prodhimit të insulinës apo një rezistencë të indeve ndaj saj....