Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Notte Morricone” në Opera, shfaqje ku tingujt e muzikës së kompozitorit Ennio Morricone marrin formë përmes kërcimit
Nga Julia Vrapi Kompozitori Ennio Morricone, me mbi 500 kolona zanore për filma, që kanë shënuar historinë e kinemasë botërore. Këtë mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit vjen “Notte Morricone”. Një homazh poetik për mjeshtrin e madh të muzikës së filmave, Ennio Morricone, që vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në kuadër të “International Dance Festival of Tirana”, që po vijon me shfaqjet këtë tetor. Teatri shprehet se koreografi spanjoll Marcos Morau, një prej emrave më vizionarë të kërcimit bashkëkohor europian, krijon një univers ku lëvizja, drita, muzika dhe kujtesa e kinemasë italiane ndërthuren në një peizazh ndjenjash. “Ennio Morricone, me mbi 500 kolona zanore për filma që kanë shënuar historinë e kinemasë botërore, mbetet një gjeni i rrallë...