Vangjeli: Shoqëria shqiptare është shndërruar në “mitër që prodhon kriminel nga hiçi”

Vangjeli: Shoqëria shqiptare është shndërruar në “mitër që prodhon kriminel nga hiçi”

Analisti Lorenc Vangjeli, gjatë emisionit “Trialog” në RTSH, lëshoi një alarm të fortë social dhe kritikoi ashpër gjendjen aktuale të shoqërisë dhe të sistemit të drejtësisë. Vangjeli e cilësoi shoqërinë shqiptare si “tërësisht të topitur”, duke deklaruar se po krijon “breza të tërë kriminelësh nga hiçi”. Në një metaforë shokuese, ai theksoi se shoqëria është shndërruar në një “mitër që pjell kriminel”. Vangjeli e lidhi këtë degradim social edhe me keqfunksionimin e sistemit penal, duke mbështetur shqetësimin e ngritur nga Prokurori i Përgjithshëm lidhur me Kodit të ri Penal, të cilin e konsideroi si “represiv”. “Masat e sigurisë me burg po përdoren në formë joproporcionale. Ka mijëra drama familjare,” tha Vangjeli, duke mbështetur kështu shqetësimin se burgu si masë sigurie po jepet pa kriter. Analisti ngriti shqetësimin edhe...