Nejmar gati të kthehet në Europë, dy klube italiane janë gati të bëjnë lëvizjen e madhe në janar

Nejmar gati të kthehet në Europë, dy klube italiane janë gati të bëjnë lëvizjen e madhe në janar

Adriatik BALLA Dymbëdhjetë vjet pas shpërthimit të tij në Brazil, ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së, Nejmar Junior, u rikthye te klubi ku u formua, në kërkim të vetvetes pas një periudhe gri të mbushur me lëndime në Arabinë Saudite. Megjithatë, larg mendimit për t’u tërhequr, ylli 33-vjeçar ruan ende ambicien për të shijuar një “vallëzim” të fundit në elitën evropiane. Kthimi i Nejmarit te Santosi ishte një akt i mbushur me emocion dhe nostalgji. Në Vila Belmiro, ai rifitoi minuta loje, besim dhe dashurinë e tifozëve që nuk e kanë pushuar kurrë së adhuruari. Megjithatë, kontrata e tij me klubin nga Sao Paulo skadon më 31 dhjetor dhe, sipas “La Gazzetta dello Sport”, qëllimi i tij është të rikthehet për të konkurruar në nivelin më...