Krerët e Drejtësisë mbi 11 orë raportime në Kuvend. Rrëfimi i Dumanit: nga arrestimi i metës te  rrethimi i SPAK nga mbështetës të Veliajt dhe drejtori i rëndësishëm i marrë i pandehur

Krerët e Drejtësisë mbi 11 orë raportime në Kuvend. Rrëfimi i Dumanit: nga arrestimi i metës te rrethimi i SPAK nga mbështetës të Veliajt dhe drejtori i rëndësishëm i marrë i pandehur

Prej orës 10:00 të ditës së sotme, krerët më të lartë të Drejtësisë kanë nisur raportimet në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale lidhur me punën e bërë gjatë vitit 2024. I pari që u ul përpara deputetëve ishte ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili e mori detyrën rreth një muaj më parë. Gjatë raportimit ai u përplas me deputetët demokratë, të cilët e pyetën nëse ishte produkt i Soros, ndërkohë që ministri u shpreh se gjatë kohës së ndjekjes së studimeve, e vetmja mundësi për të ndjekur shkollën ishte mbështetja përmes organizatave të huaja. Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela deklaroi se mbi 2 mijë persona janë përgjuar gjatë vitit 2024 në kuadër të hetimeve të ndërmarra....