Skenaret/ Fitorja e Serbisë vë në rrezik kalimin e Shqipërisë, fitore 0-4 me Andorrën ose në dorën e Anglisë

Skenaret/ Fitorja e Serbisë vë në rrezik kalimin e Shqipërisë, fitore 0-4 me Andorrën ose në dorën e Anglisë

Përpara se të luanim me Serbinë në transfertë, shumëkush tha se për Shqipërinë nëse fitohej në këtë ndeshje, do të vlente më shumë sesa kalimi në Botëror. Por ajo ndeshje ka përfunduar me fitoren tonë dhe festa gjithashtu, sot mund të quhet e përfunduar. E përfunduar me një festival golash 4-2 ndaj Jordanisë, në një ndeshje shumë emocionuese dhe me një Armando Broja të rikthyer.Në grupin K kemi një barazim ndeshjesh sa i përket tre vendeve të para. Anglia është kualifikuar zyrtarisht pas fitores së thellë sot ndaj Letonisë duke siguruar vendin e parë. Më pas vjen Shqipëria me 11 pikë dhe Serbia me 10 pikë, me të njëjtin numër ndeshjesh të luajtura. Disa shpresonin se Andorra mund të bënte befasinë sot kundër Serbisë dhe...