Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Lubonja paralajmëron: Tirana duhet ribërë dhe kryebashkiaku të rikthejë kompetencat me GJK
Analisti Fatos Lubonja, gjatë një interviste të dhënë ditën e sotme për News24, ngriti shqetësimin për situatën urbanistike dhe mungesën e hapësirave të gjelbra në Tiranë. Në vlerësimin e tij, Tirana ka degraduar në një qytet ku është thuajse e pamundur të përmbushet standardi minimal prej 18 m² gjelbërim për banor, për shkak të betonizimit të pakontrolluar dhe mungesës së një vizioni urbanistik. Lubonja theksoi se rikthimi i kompetencave të kryebashkiakut përmes Gjykatës Kushtetuese është një domosdoshmëri për të pasur një qeverisje vendore reale dhe jo të centralizuar në duart e kryeministrit. Në këtë kontekst, ai solli në vëmendje premtimin e pambajtur të Erion Veliajt për “zero ndërtime”, duke e cilësuar si një tjetër shfaqje mashtruese për qytetarët. Fatos Lubonja: Pra duhet të ketë...