Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Kisha një emergjencë familjare dhe më duhej të ikja”, Dumani tregon momentet kur SPAK u rrethua nga protestuesit pro Veliajt: Ishte shfaqje e shëmtuar
Në raportimin e gjatë në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani ka treguar për herë të parë edhe momentet kur teksa ka qenë në punë, institucioni është rrethuar nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës që kërkonin lirimin e Erion Veliajt. Ishte një prej seancave në GJKKO, kur po vlerësohej masa ndaj ish-kryebashkiakut, kur godina u rrethua nga dhjetëra protestues pro Veliajt, të cilët bllokuan derën e godinës, çka ua bëri të vështirë prokurorëve dhe gjyqtarëve të largoheshin pas përfundimit të seancës. Kapri: Pas arrestimit të Veliajt, institucioni juaj u rrethua nga punonjës publik, institucionit iu hoqën edhe dritat dhe të nesërmen kryeministri deklaroi “mos bëni gabim të merrni telefonin tim”. A është kërcënim ndaj jush? Dumani: Rrethimi i Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme...