Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
A ka paqe në Lindjen e Mesme? Përgjigjet eksperti i gjeopolitikës, zbulon përfitimin e Donald Trump nga marrëveshja
Pedagogu dhe eksperti i gjeopolitikës, Geron Kamberi, u shpreh se në Lindjen e Mesme nuk mund të flitet për paqe të vërtetë, por vetëm për një armëpushim të përkohshëm. I ftuar në studion e emisionit Quo Vadis në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, Kamberi e përshkroi situatën aktuale si një “déjà vu” historike, që po përsëritet në një formë të re. Ai theksoi se përfshirja e presidentit amerikan Donald Trump në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit lidhet me rëndësinë strategjike të Lindjes së Mesme, një rajon ku përplasen interesa të shumta, si nga fuqitë rajonale, ashtu edhe nga ato gjeopolitike globale. “ Netanyahu ka rreth 25 vite në Izrael. Ka pasur një qëndrim koherent sa i përket zgjidhjes së Izraelit dhe Palestinës. A...