Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Erdogan kërcënoi Trump? Zbulohen prapaskenat e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi, ka zbuluar prapaskenat nga marrëveshja e fundit e paqes në Lindjen e Mesme. Laçi sqaroi se pjesëmarrja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në takim u refuzua nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Ky i fundit, sipas ekspertit ka “kërcënuar” Trump se nëse Netanyahu merrte pjesë, Erdogan nuk do të shkonte. Pjesë nga biseda: Laçi: Kjo marrëveshje është e luhatshme për aq kohë sa të dy palët që marrin pjesë në luftime në këtë konflikt pala izraelite dhe pala palestineze, nuk kanë qenë pjesë e marrëveshjes. U diskutua sikur Kryeministri Netanyahu do merrte pjesë në këtë takim për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes, por nuk u pranua. Borakaj: Pse nuk shkoi? Laçi: Ka pasur një refuzim nga presidenti Erdogan që...