Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Policia reagon pas denoncimit të Fiks Fare: U pezulluan menjëherë dy inspektorët në Rinas
Reagim i Policisë së Shtetit Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku dy punonjës të Policisë Kufitare, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, dyshohen se janë përfshirë në veprime korruptive, ju bëjmë me dije se: Drejtoria e Standardeve Profesionale me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në zbatim të nenit 163, pika 3 germa a dhe pika 8 e Rregullores së Policisë së Shtetit, ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve të Policisë, Inspektor K. K., me detyrë ndihmës specialist kontrollor, dhe Inspektor E. L., me detyrë ndihmës specialist kontrollor, ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë. Ndërkohë, në vijim të veprimeve të kryera për ketë rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore...