Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Në 94-vjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, shtëpia e tij, e cila prej një viti është shndërruar në muze, u mbush nga lexues dhe dashamirës të veprave të shkrimtarit. Për herë të parë, u ekspozua dorëshkrimi origjinal i “Shkëlqimit dhe rënies së shokut Zylo”, roman i cili është ribotuar disa herë para dhe pas ’90. Mes blloqeve të shënimeve ku ka gjenezën Zylo, u zbulua dhe ditari që autori ka shkruar gjatë udhëtimit të tij në Kongo. “Ky ditar hedh dritë mbi atë kapitull që do t’i shtohet librit pas 1990. Shkrimtarët gjatë periudhës së komunizmit kanë qenë në përballje me censurën, por ajo që është më e fortë edhe në rastin e Agollit sipas meje, ka qenë autocensura. Këto dëshmi tregojnë qartë që kapitujt...