Lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Kombëtares shqiptare, ja kush theu rekordin e Lorik Canës

Lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Kombëtares shqiptare, ja kush theu rekordin e Lorik Canës

Elseid Hysaj ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi shkodran është bërë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares, duke arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh me fanellën kuqezi. Ky moment i artë erdhi gjatë miqësores ndaj Jordanisë, ku Hysaj u aktivizua në minutën e 77-të, për t’u bërë zyrtarisht rekordmeni absolut i Shqipërisë, duke kaluar çdo futbollist tjetër që ka përfaqësuar ngjyrat kuqezi ndër vite. 31-vjeçari, që prej disa sezonesh mbron ngjyrat e Lacios në Serie A, është shembulli më i mirë i përkushtimit, profesionalizmit dhe stabilitetit në shërbim të Kombëtares. Që nga debutimi i tij në vitin 2013, Hysaj është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes dhe një lider të qetë në fushë, duke qenë pjesë...