“SPAK të veprojë për Irena Gjokën”, propozimi i ish-prokurorit: Si duhet të ndahet kjo punë njëherë e mirë

“SPAK të veprojë për Irena Gjokën”, propozimi i ish-prokurorit: Si duhet të ndahet kjo punë njëherë e mirë

Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se SPAK-u duhet ta zgjidhë një herë e mirë rastin e gjyqtares Irena Gjoka. “Për mua, rasti i Irena Gjokës është një rast i turpshëm. Tani, diskutohet një vendim penal që është dënuar në Janinë. SPAK duhet ta zgjidhë këtë çështje. Është dënuar apo nuk është dënuar? Vjen me vendim avokati dhe thotë “ja ku e ke”. Në Janinë njerëzit po shkojnë për kafe. Kjo çështje duhet ndarë. Sepse kur ne hetojmë një vendim nëse është apo jo me vite, nuk ka kuptim. Nuk është një çështje komplekse. Kjo çështje zgjidhet. Në rast se Irena Gjoka është e dënuar, ka gënjyer me formularin, ka dënim, domethënë i bie që të ndiqet penalisht, ajo e humb...