Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Drejtori i ARRSH-së është marrë i pandehur”, Dumani në Kuvend: Është dërguar për gjykim edhe ish-drejtori i Rrugëve, në hetim edhe ish-drejtori i KESH
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Lajmin e ka bërë me dije sot Altin Dumani, gjatë raportimit para Komisionit të Ligjeve. Kryeprokurori tha se edhe ish drejtori i KESH është marrë i pandehur. “Ish drejtori i përgjithshëm i rrugëve është marrë i pandehur, është dërguar për gjykim. Drejtori aktual, po, është marrë në dijeninë time i pandehur dhe ky është një fakt tjetër publik. Lidhur me pyetjen që ka të bëjë me ish drejtorin e KESH. Në dijeninë time është marrë i pandehur dhe po hetohet“-u shpreh Dumani. Top Channel