Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Trump: Faza e dytë e marrëveshjes për Gazën nis tani
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 14 tetor se faza e dytë e marrëveshjes për paqe në Gazë nis tani. Përmes një postimi në Truth Social, Trump i bëri thirrje Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – të lirojë trupat e mbetur të pengjeve të vrarë, duke thënë se ky hap është i nevojshëm për të lëvizur në fazën e dytë. “Një barrë e madhe është hequr, por PUNA NUK KA PËRFUNDUAR. TË VDEKURIT NUK JANË KTHYER, SIÇ ËSHTË PREMTUAR”, shkroi Trump, një ditë pasi qëndroi në Izrael dhe Egjipt për të festuar marrëveshjen për përfundimin e luftës. “Faza e dytë nis TANI”, shtoi ai. Një ditë më parë, Hamasi liroi të 20 pengjet e gjalla,...