Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shpërthejnë dy bombola gazi në një lokal në Ishull-Lezhë, shkaktojnë dëme të mëdha materiale
Magazina e një lokali të vogël është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në Ishull-Lezhë. Zjarri ka përfshirë pjesën e pasme të lokalit duke djegur disa orendi shtëpiake. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e shpërthimit të dy bombulave të gazit, pasi kryefamiljari i kishte vënë në punë dhe po bënte kazanët e rakisë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në zonë, ku falë ndërhyrjes së shpejtë është arritur izolimi dhe fikja e plotë e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e tyre në pjesën tjetër të lokalit dhe në banesat përreth. Policia e Lezhës po kryen të gjitha hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e këtij zjarri.