Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shqipëria dhuron spektakël me skuadrën që luan në Botëror. Bajrami, Broja dhe Hoxha bëjnë me “krahë” Sylvinhon
Shqipëria ka arritur një fitore spektakolare në miqësoren me Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, duke triumfuar me rezultatin e thellë, 4-2. Sfida e luajtur në Tiranë dhe e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb nuk nisi në mënyrën më të mirë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në disavantazh në minutën e 27’, pas një përgjumje në zonë. Gjithsesi, baraspesha erdhi në minutën e 40’, me Bajramin që lëvizi mjaft bukur në zonë, duke detyruar mbrojtësin Mo Abualnadi të shkaktonte një autogol. Pjesa e dytë foli e tëra kuqezi. Armando Broja, i cili kishte vetëm 4 minuta në fushë, kaloi bukur portierin kundërshtar dhe me portën e boshatisur tundi rrjetën, duke kaluar për herë të parë kuqezinjtë në avantazh. Pas 10 minutash, ishte momenti i Arbër Hoxhës, i cili me një gjuajtje nga distanca tundi rrjetën. Por festa nuk mbaroi...