Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Flakët përfshijnë zonën e Hidrovorit në Novoselë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
                            Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu pasdite në zonën e Hidrovorit në Novoselë, ku flakët u përhapën shpejt për shkak të erës së fortë, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit jashtë kontrollit. Forcat zjarrfikëse të Vlorës u mobilizuan menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të vënë zjarrin nën kontroll, por përhapja e shpejtë e flakëve po e vështirëson ndërhyrjen. Nga mënyra e shfaqjes së zjarrit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.