SPAK ‘fut në shënjestër’ energjinë: Administratori i KESH i pandehur për abuzim me detyrën

SPAK ‘fut në shënjestër’ energjinë: Administratori i KESH i pandehur për abuzim me detyrën

Administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi është marrë i pandehur nga SPAK. Elezit i është komunikuar akuza “shpërdorim detyre dhe “shkelje e barazisë në tendera”. E njëjta akuzë iu komunikua dje edhe kreut të ARRSH Gentian Gjyli. Mësohet se provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje, por ndodhet në burg që prej marsit 2024 pasi u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. SPAK ka nisur hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, 22 individë dhe 3 subjekte private. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të eficensës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga BE. Hetimet janë...