A e ka thirrur SPAK Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë për çështjen e mikro-kredive? Ja si përgjigjet Dumani

A e ka thirrur SPAK Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë për çështjen e mikro-kredive? Ja si përgjigjet Dumani

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit me disa pyetje, ku ka përmendur edhe çështjen e mikro-kredive dhe përgjegjësinë e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në këtë rast. “Ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku një qytetarë vrau vetën para institucionit tuaj për çështjen e mikro-kredive. Ku është kjo çështje sepse bëhet fjalë për 100 mijë qytetarë të prekur. A është thirrur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për këtë çështje?“, pyet Kapri. Altin Dumani tregon se çështja është për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar dhe janë gjithsej 20 shtetas për gjykim. “Çështja e mikro-kredive hetimet për krijuesit kanë përfunduar dhe çështja gjendjet...