Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
VIDEO Shqipëri-Jordani/ Barazim me gola, kuqezinjtë të relaksuar në pjesën e parë
Shqipëria 1-1 Jordania Shqipëria pret Jordaninë në miqësoren, e cila luhet në “Air Albania”, me fillim nga ora 19.00. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, të të dyja skuadrave. Si Sylvinho, ashtu edhe homologu Jamal Sellami kanë ndarë mendjen për titullarët. Ashtu siç pritej, tekniku i kuqezinjve, Sylvinho ka bërë disa ndryshime, përderisa bëhet fjalë për një test miqësor. Shqipëria: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku. Jordania: Abulaila, Sadeh, Nasib, Al Hourani, Abualnadi, Abu Hashish, Al Tamari, Al Rashdan, Al Quraishi, Alnaimat, Olwan. Minutë pas minute: 45- Mbyllet fraksioni. 44- Barazohen shifrat. Bajrami fut një top në zonë dhe ka autogol, Abualnadi detyrohet të shënojë në portën e tij. 27- Al Rashdan ndëshkon Shqipërinë, shënon me kokë. Gjithçka nis...