“Berisha dhe Meta u trajtuan me njëanshmëri nga SPAK”/ Dumani i prerë: Unë skam kompetencë të ndërhyjë

“Berisha dhe Meta u trajtuan me njëanshmëri nga SPAK”/ Dumani i prerë: Unë skam kompetencë të ndërhyjë

Ivi Kaso i është drejtuar Altin Dumanit me disa pyetje në Komisionitn e Ligjeve, duke e vënë theksin tek perceptimi i qytetarëve për SPAK, që e shohin Prokurorinë e Posaçme si të njëanshme në gjykimin e saj. Kaso përmendi rastin e Belerit, ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës dhe rastet e Berishës dhe Metës që janë trajtuar ndryshe nga funksionarët e tjerë të mazhorancës. Në përgjigje Dumani tha se ai nuk ka kompetencë të ndërhyjë në çështjet në hetim, vetëm një rast ka kur jep udhëzime jo detyruese që nuk prekin thelbin e çështjeve. Sipas tij të gjitha çështjet trajtohen të barabartë para ligjit. Ivi Kaso: Kemi rastin e trajtimeve të ndryshme të funksionarëve të lartë, ndryshe të opozitës ndryshe të mazhorancës. Ndryshe për Berishën, që kërkohet arrest shtëpie ose për...