Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“S’na kërkon dot përgjegjësi për grupet kriminale”/ Dumani i ashpër me Balliun: SPAK ka kryer detyrën
Kreu i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj sot pyetjeve të deputetëve në Komisionin e Ligjeve, ku u ndal veçanërisht në diskutimin me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Mes çështjeve të ngritura, Balliu kërkoi informacion mbi procedimin penal për projektin “Eco Park” dhe rolin e SPAK në ndjekjen e grupeve kriminale. Dumani konfirmoi se ekziston një procedim penal për “Eco Park”, por sqaroi se, për shkak të fazës ku ndodhet çështja, nuk i lejohet të ndajë më shumë informacion. “Kemi një procedim penal për ‘Eco Park’ që është në këtë fazë, por më ndalon ligji të ndaj më shumë informacion me ju,” deklaroi kreu i SPAK. I pyetur mbi përgjegjësinë për grupet kriminale dhe efektivitetin e ndjekjes së tyre, Dumani theksoi se SPAK ka vepruar...