Mbrojtja e Shqipërisë e pavëmendshme, Jordania na ndëshkon (video)

Mbrojtja e Shqipërisë e pavëmendshme, Jordania na ndëshkon (video)

14 Tetor 2025 19:37 Telesport Pas fitores historike 0-1 në Leskovac ndaj Serbisë, Shqipëria po përballet në “Air Albania” me Jordaninë, në një ndeshje miqësore. Ndeshja nis me një përplasje kokë më kokë mes Dakut dhe Al Hourani, por për fat të mirë nuk ka asgjë shqetësuese për të dy lojtarët, të cilët vijojnë ndeshjen normalisht. Në minutën e 4-të, Asllani kroson në zonë nga goditja e dënimit, topi devijohet nga një lojtar i Jordanisë, por portieri i tyre tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 10-të, Asani jep një pasim spektakolar për Dakun, por sulmuesi kuqezi nuk e mbërrin dot në kohë. Në minutën e 18-të, Jordania pati shansin e artë për të kaluar në avantazh pas një topi të kthyer mbrapsht nga Balliu, por...