Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bisedimet për qeverinë e re, Kurti: Po bëjmë plan për nisjen e procesit me partitë
Ndërsa kanë mbetur edhe 12 ditë kohë për formimin e qeverisë së re nga Lëvizja Vetëvendosje, partia që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ende nuk ka nisur negociatat me ndonjë nga partitë politike. Ai theksoi se po bëjnë një plan për nisjen e një procesi të tillë gjatë ditëve në vijim. “Po e bëjmë një plan edhe për këtë. I kemi më shumë se 10 ditë,” u shpreh kryeqeveritari. Ndërkohë partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate, bëri me dije se do t’i përgjigjej pozitivisht çdo ftese të Lëvizjes Vetëvendosje për të diskutuar për formim të qeverisë së re. Deputetja Xhevahire Izmaku tha për “KosovaPress” se partia e saj ka një përgjegjshmëri politike dhe...