“Unë nuk do të rikandidoj”/ Dumani flet hapur: Jepuni mundësinë 11 prokurorëve të të tjerë që u mbaron mandati

“Unë nuk do të rikandidoj”/ Dumani flet hapur: Jepuni mundësinë 11 prokurorëve të të tjerë që u mbaron mandati

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, është shprehur se kur t’i përfundojë mandati si prokuror i SPAK, nuk do të rikandidojë më.  Komentet Dumani i bëri në mbledhjen e komisioneve parlamentare të Ligjeve dhe Nismat Qytetare, ku raportoi për punën e institucionit që drejton.  Dumani gjatë fjalës së tij kërkoi që 11 prokurorëve të posaçëm t’u jepet shansi që të rikandidojë sërish, pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar.  Kjo pasi sipas Dumanit, është e pamundur që t’i zëvendësosh këta prokurorë, aq më tepër që ata kanë çështje që po i ndjekin për vite me radhë.  “Në përfundim të mandatit tim nuk do të rikandidoj. Unë flas në emër të institucionit, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni...