Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Altin Dumani: Pas mbarimit të mandatit, nuk do rikandidoj për prokuror të SPAK
Altin Dumani deklaroi se kur t’i përfundojë mandati 9-vjeçar si prokuror i SPAK nuk do të rikandojë sërish. Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve ku po prezantoi raportin e 2024-ës, Dumani ngriti shqetësimin e tij që prokurorëve të SPAK tu jepet mundësia e rikandidimit pas mandatit 9-vjeçar. Ai tha se vetëm brenda një viti u përfundon mandati 11 prokurorëve të posaçëm, teksa nënvizoi se është e pamundur që t’i zëvendësosh, aq më tepër që ata kanë çështje që po i ndjekin për vite me radhë. Dumani: Në përfundim të mandatit tim nuk do rikandioj. Unë flas në emër të institucionit, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq...