“Unë nuk do të rikandidoj”/ Dumani para Komisionit të Ligjeve: 11 prokurorëve u mbaron mandati brenda vitit, do krijohet boshllëk

“Unë nuk do të rikandidoj”/ Dumani para Komisionit të Ligjeve: 11 prokurorëve u mbaron mandati brenda vitit, do krijohet boshllëk

Kryeprokurori Altin Dumani deklaroi sot para Komisionit të Ligjeve se kur t’I përfundojë mandati si prokuror i SPAK, nuk do të rikandidojë. Teksa prezantoi raportin me punën e SPAK gjatë 2024, Dumani ngriti shqetësimin që prokurorëve të SPAK tu jepet mundësia e rikandidimit pas mandatit 9-vjeçar. Ai tha se brenda vitit 2028 u përfundon mandati 11 prokurorëve të posaçëm, të cilët sipas Dumanit, është e pamundur t’i zëvendësosh.  “Kur të më përfundojë mandate, nuk do rikandioj. Flas në emër të institucionit, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa ti zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë në një...