Ish-ministri Beqaj kërkon një Diella në qeli për… leximin e dosjes së tij

Ish-ministri Beqaj kërkon një Diella në qeli për… leximin e dosjes së tij

Është mbajtur sot seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi”, ku ish-ministri Ilir Beqaj ka vijuar me kërkesën për të pasur akses në procesverbalet e dosjes së tij. Debatet kanë vijuar edhe në lidhje me ndryshimin e akuzës nga gjyqtarja e seancës paraprake “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal”. “Procesverbalet janë të paplota, nuk i kam marrë ende të gjitha unë jam në një situatë që nuk di si do mbrohem, procesverbalet ja kam kërkuar gjykatës së mëparshme me insistim. Por nuk i kam marrë ende të gjitha pasi nuk e kam më atë të drejtë që të ja dërgoj asaj gjykate sepse e ka ndarë çështjen time.  Kërkoj CD e seancave paraprake, aty ky është bërë diskutimi i akuzës”, tha Beqaj. Ndërkohë...