“Parti-shtet” – Bardhi shpërthen ndaj Peleshit pas përjashtimit të opozitës nga vendimi për Kushtetuesen

“Parti-shtet” – Bardhi shpërthen ndaj Peleshit pas përjashtimit të opozitës nga vendimi për Kushtetuesen

Një përplasje politike ka shpërthyer në Kuvend pas vendimit të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për të mos përfshirë opozitën në shqyrtimin e çështjes së mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi ka sjellë një reagim të ashpër nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili e akuzon Peleshin për përjashtimin e qëllimshëm të opozitës nga një proces që, sipas tij, prek drejtpërdrejt rendin kushtetues dhe kërkon trajtim institucional gjithëpërfshirës. “Niko Peleshi vendos që opozita nuk ka të drejtë as të japë mendim, as opinion, e as të mbajë qëndrim institucional për çështje që lidhen me rendin kushtetues. Askush përpara tij nuk ka guxuar të shkojë në këto nivele”, – deklaroi Bardhi. Ai e krahasoi veprimin e Peleshit me një kthim...