Dumani nxit qytetarët të denoncojnë korrupsionin: Nuk kërkojmë dokument identifikimi!

Dumani nxit qytetarët të denoncojnë korrupsionin: Nuk kërkojmë dokument identifikimi!

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për denoncimet anonime, ku tha se në faqen e  SPAK marrin denoncime çdo ditë, nga persona të cilët ruajnë anonimatin. Dumani, teksa nxiti qytetarët të denoncojnë korrupsionin, tha se nuk u kërkohet dokument identifikimi. “Do ta vlerësoja mirë. Unë e përmenda pak numrin e referimeve, kallëzimeve nga të gjitha agjencitë me të cilat bashkëpunojmë. Ka shumë për të bërë më mirë sa i takon bashkëpunimit me Policinë e Shtetit apo institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit. Nuk kemi qenë asnjëherë të nguruar, por të hapur për të bashkëpunuar, por është fakt që numri i referimeve vazhdon të ngelet i vogël në vlerësimin e SPAK. Sa i takon denoncimeve anonime, në faqen e  SPAK marrim denoncime çdo ditë,...