Lewandowski do të largohet nga Barcelona, por jo nga Europa. Polakun e duan në Turqi

Lewandowski do të largohet nga Barcelona, por jo nga Europa. Polakun e duan në Turqi

14 Tetor 2025 17:38 Telesport Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona, si lojtar i lirë. Për polakun është përfolur shumë për interesin e madh të klubeve arabe, por e ardhmja e tij mund të jetë në Turqi, te Galatasaray. “COPE” raporton se klubi turk ka nisur që tani kontaktet e para me Pini Zahavi, agjentin e Lewandowskit. Polaku mund të jetë zëvendësuesi i Mauro Icardit, pasi argjentinasi pritet të rikthehet në Serie A. Edhe pse është në perëndim të karrierës, Lewandowski është ende një nuhatës i mirë i golit, ku ka shënuar 4 gola në 9 ndeshje këtë sezon. Sezonin e kaluar shënoi 42 gola në 52 ndeshje. Përveç triumfit në Turqi, Galatasaray aspiron të gjejë suksesin edhe në...