“Kurti i shkëputur nga Shqipëria”, Çejku: Nuk ka bërë asnjë vizitë dhe asnjë urim për ecurinë drejt BE-së

“Kurti i shkëputur nga Shqipëria”, Çejku: Nuk ka bërë asnjë vizitë dhe asnjë urim për ecurinë drejt BE-së

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ish-ambasadori Arben Çejku ka ngritur një sërë shqetësimesh në lidhje me sjelljen politike dhe qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj Shqipërisë. Çejku vuri në dukje mungesën e kontakteve dhe bashkëpunimit institucional të Kurtit me Tiranën, si dhe theksoi një distancim të qëllimshëm të tij nga zhvillimet pozitive në Shqipëri. Sipas tij, Kurti po ndjek një linjë të re nacionalizmi dhe po përpiqet të ndërtojë një formë autokracie, duke mos pasur as komunikim me institucionet shqiptare, as me opozitën. Kritikat e Çejkut përfshijnë gjithashtu pasojat ekonomike të kësaj qasjeje dhe mungesën e bashkëpunimit për projekte të përbashkëta kombëtare. “Ka kaq kohë që Kurti ka një aks tjetër në raport me nacionalizmin. Unë nuk gjej një...