Është dënuar apo jo me vendim të formës së prerë? Irena Gjoka shkakton debat në Komisionin e Ligjeve

Është dënuar apo jo me vendim të formës së prerë? Irena Gjoka shkakton debat në Komisionin e Ligjeve

Deputetët e opozitës i kërkuan Prokurorisë së Përgjithshme llogari për mos dërgimin në KLGJ të konstatimit të shkeljeve të gjyqtares Irena Gjoka. “Si shpjegohet që kjo zonjë vijon të jetë në detyrë dhe vazhdimisht i caktohen çështjet që kanë të bëjnë me liderët e opozitës”, tha deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi. “Sot që ne flasim, personi në fjalë ka çështje shumë sensitive, jo vetëm me politikën, por edhe me krimin e organizuar. Ne momentin që do të merret vendimi për t’u larguar nga sistemi kjo zonjë, mundet që çështjet të çohen në Strasburg dhe t’i shkaktohet shtetit dëm i madh”, tha Belind Këlliçi. “Ju thatë se ajo është e dënuar me vendim të formës së prerë. Unë nuk kam arritur në konkluzion që është...