Vrasja e gjyqtarit në sallën e Apelit, kryeprokurori Çela: Kompania “Illyrian Guard” nuk ka rezultuar efektive, kemi ankesa nga prokuroritë

Vrasja e gjyqtarit në sallën e Apelit, kryeprokurori Çela: Kompania “Illyrian Guard” nuk ka rezultuar efektive, kemi ankesa nga prokuroritë

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Ligjore, foli edhe për çështjen e sigurisë nëpër institucionet e drejtësisë. Ai tha se vrasja e gjyqtarit Kalaja “na bëri që të rikonsiderojmë të gjitha masat e sigurisë që kemi nëpër institucione”. Çela shtoi se kushtet nuk janë optimale dhe se sigurimi i perimetrit jashtë institucionit me kompaninë “Illyrian Guard” nuk ka rezultuar efektiv. “Sa i përket sigurisë në institucione është shumë e rëndësishme. Ngjarja e rëndë që ndodhi na bëri që të rikonsiderojmë të gjitha masat e sigurisë që kemi nëpër institucione. Patjetër në gjykata kushtet nuk janë optimale, duhen përmirësuar. Në një mbledhje që patëm me drejtuesit dhe prokurore, kemi nisur një proces konsultimi, duhen dëgjuar dhe prokurorët dhe kërkesat e tyre...