“Po bën lojën e Ramës”, Bardhi shpërthen ndaj Peleshit: Kryetari i Kuvendit firmos idiotësira shtetërore

“Po bën lojën e Ramës”, Bardhi shpërthen ndaj Peleshit: Kryetari i Kuvendit firmos idiotësira shtetërore

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka refuzuar përfshirjen e opozitës në procesin që lidhet me mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo ka sjellë reagimin e fortë të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Bardhi e akuzon Peleshin se ka vendosur një standard të ri, duke e trajtuar çështjen si kompetencë ekskluzive të mazhorancës, pa përfshirë opozitën. Ai shtoi se ndryshe nga paraardhësit në krye të Kuvendit, të cilët kanë trajtuar këto çështje si pjesë e përgjegjësisë së përbashkët parlamentare, Peleshi po vepron në mënyrë të njëanshme. REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI Në ndryshim nga paraardhësit në detyrën e Kryetarit të Kuvendit, që çështjet që janë në kompetencë të Kuvendit, në rastin konkret mandatet e anëtarëve të...