Rigels Tepshi ndez “motorrët” e sulmit dibran, shijojeni këtë super gol (VIDEO)

Rigels Tepshi ndez “motorrët” e sulmit dibran, shijojeni këtë super gol (VIDEO)

Rigels Tepshi, ardhur vetëm në verë nga Teuta tek Korabi, si një element me potenciale pritshmërish të mëdha në sulm rishfaqet shumë elokuent e fin në fushë sot në sfidën e sotme për Kupë ndaj Veleçikut. Pas një periudhe rikuperimi dhe akumulimi energjish, Tepshi shfaq atë që duhet të demonstronte prej vitesh në fushat tona, por që nuk kishte hapësirën dhe mundësinë ta bënte. Një djalë shumë fjalëpak dhe me forcën e shpërthimit në vetëvete tregon fare pak nga arsenali i tij, në sfidën e sotme me Veleçikun për Kupë, duke shënuar jo vetëm golin e avantazhit dhe zhbllokimit të sfidës pas barazimit momental 1-1, por edhe ecurisë së mëtejshme në lojë në ndihmë të skuadrës. Një element që forcon ndjeshëm për sezonin dhe kampionatin...