Ben Blushi: Si mund të përfitojë Kosova nga deliri i Donald Trump!

Ben Blushi: Si mund të përfitojë Kosova nga deliri i Donald Trump!

Nga Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një avion lluksoz mbi qiejt e botës dhe aty ku shikon ndonjë zjarr ulet dhe e shuan. Ky është Donald Trump. Ai kërkon të shuajë zjarre. Ka gjetur një lojë të re që po i jep më shumë kënaqësi se pasuria, gratë, golfi dhe zgjedhjet. E thënë me fjalët e tij, ai kërkon të vendosë paqen në botë. Dje i testoi dhuntitë si zjarrfikës në Gaza dhe përkohësisht shoi një zjarr që po dilte jashtë kontrollit. Si një njeri që zbret nga avioni vetëm kur garantohet se ata që e presin do t’i ulen në gjunjë ai shkoi ne Izrael dhe u soll si guvernatorët romakë 2000 vjet më parë. I dha cifutëve të përulur disa...