Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Prokuroria zbardh skenën e ekzekutimit të Kalasë, në makinën e Gjon Shkambit gjenden fishekë
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të plotë mekanizmin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit rreth një javë më parë. Referuar edhe kamerave të sigurisë rezulton se pranë sallës nr. 3 ka hyrë Gjon Shkambi dhe nipi i tij Elvis Shkambi, si dhe Ragip dhe Ervis Kurtaj. Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, Elvis Shkambi, i cili ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistolete dhe ka qëlluar disa herë në drejtim te gjyqtarit Astrit Kalaja. Njëkohësisht, pas këtij veprimi Elvis Shkambi i drejton pistoletën Ragip Kurtajt dhe Elvis Kurtajt, të cilët tentojnë të dalin nga salla dhe qëllon një herë me armë zjarri në drejtim të tyre, ku Ervis Kurtaj është dëmtuar në krahun e...