Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dumani tek Ligjet: SPAK ka presion nga politika, prokurorët të kenë të drejtë rikandidimi
Kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi sot në Komisionin e Ligjeve dhe Nismat Qytetare për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2024. Dumani u shpreh se SPAK përballet me presione nga politika, media dhe krimi i organizuar, të cilat mund të rrezikojnë integritetin e prokurorëve dhe vijimësinë e hetimeve. “Doja të veçoja presionin e jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë, dhe krimi i organizuar që rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve, duke kërkuar një reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese”, theksoi Dumani. Ai propozoi që prokurorët e SPAK të kenë mundësi rikandidimi pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar, për të garantuar vazhdimësinë e hetimeve. “Mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimësinë...