Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“SPAK konfiskoi mbi 60 mln euro”/ Dumani ‘hap’ dosjen në KLGJ: Proceduam 33 ish-zyrtarë të lartë, 10 të dënuar
altin dumani-komisioni i ligjev TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka raportuar në Kuvend për veprimtarinë e institucionit që drejton, për vitin 2024. Dumani ofroi një pasqyrim të detajuar, duke evidentuar përmisimin e rezultateve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, Dumani zbuloi se janë proceduar 33 ish-zyrtarë të lartë, nga të cilët 19 janë dërguar për gjykim dhe 10 të tjerë kanë marrë dënim të formës së prerë. Dumani deklaroi se SPAK ka konfiskuar rreth 66.5 milionë euro, teksa ka pasur rritje të bashkëpunimit me Eurojust. Nga kjo shumë, 43.8% janë pasuri të sekuestruara, ndërsa 56.2% janë pasuri të konfiskuara, ndërsa rreth 45.8% e pasurive të sekuestruara u përkasin zyrtarëve të ndryshëm nën hetim. “Krahasuar...