Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Goditje ndaj pastrimit të parave dhe korrupsionit/ Dumani: Kemi sekuestruar mbi 500 celularë
Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme, ka theksuar rëndësinë e provës dixhitale si bazë e padiskutueshme në hetimet për korrupsion, pastrim parash dhe krim të organizuar. Në raportimin për vitin 2024, ai bëri të ditur se numri i telefonave celularë të sekuestruar për ekspertim ka shënuar një rritje rekord “Gjatë vitit 2024, në Sektorin e Ekspertizës kanë ardhur për ekspertim 400 vendime ekspertimi për 841 prova digjitale, dhe konkretisht për 553 telefona celularë dhe tabletë, 110 kompjutera, 16 DVR dhe 162 prova të tjera digjitale. Kjo, krahasuar me vitet si më poshtë, është në rritje”, tha ai në Kuvend.