Tre muaj pasi dhanë dorëheqje si drejtorë në bashkinë Durrës, një pjesë e madhe e zyrtarëve vijojnë ende në krye të detyrës

Tre muaj pasi dhanë dorëheqje si drejtorë në bashkinë Durrës, një pjesë e madhe e zyrtarëve vijojnë ende në krye të detyrës

Tre muaj pasi drejtorët e Bashkisë së Durrësit dhe ndërmarrjeve në varësi të saj dhanë dorëheqjen pranë kryetares së bashkisë Emiriana Sako, vetëm një pjesë e tyre janë larguar nga drejtimi. Të tjerë, me pozita më të forta, nuk kanë lëvizur nga detyra dhe sipas burimeve nga kjo bashki, do të vijojnë të jenë drejtues të drejtorive përkatëse, mes të cilëve dhe Roni Shqopa, Ardian Iljazaj, Valbona Qirjako etj. Në detyrë mësohet se do të qëndrojnë dhe dy nënkryetarët e bashkisë Elio Jani dhe Gentian Kallmi, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi. Ndërkaq dorëheqja e administratorëve të njësive administrative në zonat rurale dhe qytet qe pranuar në shtator nga Sako dhe ata janë zëvendësuar në fund të muajit shtator dhe fillim të tetorit. Dorëheqjet...