Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Kupa/ Laçi e Korabi në turin e dytë, nesër 14 sfida të tjera
Laçi dhe Korabi janë dy skuadrat e para të cilat kalojnë në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë edicioni i 75-të. Kurbinasit pritën në takimin e vlefshëm për turin e parë Këlcyrën me të cilën luajtën sipas formulës më një takim në Ahmetaq ndërsa dibranët u përballen me Veleçikun e Koplikut në kompleksin ”Internacional” në Pezë-Helmes. Skuadra bardhezi e Senigaliezit fitoi lehtë 3-0 me Këlcyrën dhe formoi ‘C2′. Golat u shënuan ng Kalaj 2′, Myrta 38′ dhe Muhamad në të 69’. Ndërkohë Korabi e mbylli 4-1 ndeshjen me koplikasit me gola të shënuar nga Kuka në të 17′, Tepshi 51′, Goga 66′ dhe Halilaj 78′. Për ekipin e Dulit goli u shënua nga Banushaj në të 27′. Korabi formoi C10. Kështu Laçi pret fituesin...