Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
A keni pasur presione nga politika apo diplomatët e huaj? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela: Mund…
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çelaj, ka mohuar të ketë pasur ndonjëherë presione në detyrën e tij nga politika apo diplomatë të huaj. Çelaj u pyet nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, bazuar edhe në një deklaratë të disa viteve më parë nga ish-prokurori Adriatik Llalla, sipas të cilit i kishte pasur presione nga ish-ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu. “Nuk kam pasur kurrë raporte të tilla apo të kem zhvilluar biseda të tilla. E mohoj kategorikisht”, u përgjigj Çelaj. Sa i përket task-frocës së ngritur për zgjedhjet e 11 majit, bashkë me SPAK, Çelaj tha: “Ne morëm një sërë masash që kanë efekt edhe mbi parandalimin, edhe pse kjo është kompetencë e policisë. Megjithatë...