Qëlluan me armë kallashnikov banesën e 42-vjeçarit, arrestohen dy 16-vjeçarë në Pogradec, armën e fshihnin tek… një varr

Qëlluan me armë kallashnikov banesën e 42-vjeçarit, arrestohen dy 16-vjeçarë në Pogradec, armën e fshihnin tek… një varr

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari, në Pogradec, Policia identifikon dhe arreston dy 16-vjecarë. Policia gjen armën e zjarrit kallashnikov që ata e mbanin të fshehur në varrezat e qytetit, municion luftarak dhe një dorezë metalike. Njëri nga 16-vjeçarët, i proceduar penalisht më parë, për plagosje me thikë. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës së pandërprerë për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë siguruar informacion për dy shtetas të mitur që mbanin armë zjarri dhe dyshohet se kishin qëlluar në drejtim të një banese, në muajin maj 2025, kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të këtij rasti. Mbi bazën e këtyre informacioneve, specialistët e Seksionit për...